Vjollca Tiku
PUTHJA E DASHURISË
Një gjysmë hënë e argjendtë,
që lëkundet si lingë midis dy brigjeve,
ndjenjë e ëmbël, e hyjnizuar që end,
një truk drite midis dy buzëve ngjitëse.
Kapak sysh që mbyllin botën,
në qerpikët e lakuar të zinj,
tinguj ylberi këputen e bien në tokë,
në shtatë ngjyra rrezesh kalërojnë magji.
Flutura ere që ngrihen lartë,
pranë një boshti simetrik rrotullimi,
disk tjerrje që shkrinë i zjarrtë,
në diell me frymë të kuqe amëshimi.
No comments:
Post a Comment