Tuesday, November 20, 2012
Vjollca Tiku - ZILIA
Vjollca Tiku
ZILIA
Në një livadh të blertë me qepalla mëngjesore,
dy sytë e të dashuruarve si dy yje të bardhë,
përkundën frymët si valët qiellore
nga afshi i kuq i dashurisë së marrë.
Patkonjtë e ajrit fërgëlluan shkëndija,
krifa e tejdukshme e qiellit u ndez,
shkëlqeu perëndesha dashuri me oshtima,
ju dhuroi një vajzë si lulja me vesë.
U rritë e bukur por si qiri e vetmuar,
kapriçio e teka kishte pa mbarim,
shfrynte e mavijosej e tërbuar,
donte të ish e para, të bënte dallim .
Pikëllonte ajrin në dëshpërim të plotë,
se bajrakun e kish marrë prej engjëjve të artë,
trumbetoi se ish më e zonja në botë,
se do kolovitej dhe mbretëronte në ar.
Bubuloi si kallëza në fushën e djegur,
gërvishti e hëngri veten me dhëmbë,
se e gjithë pasuria i vajti si dash i pjekur,
ku copat u hëngrën në kazino me pëllëmbë.
Në kambanën e heshtur të verdhë,
dielli shkruante me rreze në gjithësi,
Zilia kur kupën e lakmisë kur derdh ,
than zemrën, humbet çdo lloj pasuri.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment