Wednesday, November 7, 2012

Sadri Gashi - KOSOVËS







Sadri Gashi

K O S O V Ë S
fragment poeme


Kosovë, verën do ta kërkojmë
edhe në furtunat e brendshme
të parzmës sonë të plaguar

Vjeshtën do ta gjykojmë
për lindjen e mnershme
të gjakut të zi


Dimrit i përballojmë
edhe me tumor në kokë
shëndet na falë ideali n ´vijim

Pranverën e vdekshme e luftojmë
me kohë, me ambient e dritë
tymohemi me flakë për Rritë

Dhe n ´parzmën tënde o Kulla jonë
hartojmë akordin e përkryer përjetësor
me ashtin e djegur e gjakun fidanor

Me shkumën e detit Dardan
gjarpri ashtin don ta gërryejë
hija e mordjes do ta zhbiejë

E n ´lumin e gjakut bleron
zogu i pëllumbit Ilir
me këngë n´gazmend na uron

Me fat Dita e nesërme e Dlirtë
e madhërishmja Republikë
e çelnikosur me gjak e Rritë


No comments:

Post a Comment