Ibrahim Didani
PEIZAZHE NË LËVIZJE
Është mesdite, a mbrëmje,
vallë si ta dalloj!?
horizonti skuqur flakë
më rri si mburojë,
shirita ylberi
zgjaten përmbi mal
si copa pasqyrash
ndritin në çdo skaj,
supeve të mia
bulëza, pika djerse
shkëlqejnë nga bukuria
si dekorata jete .
Po a mund të peshohet
ujët në ujëvara,
a përshkohet horizonti
ngjyrosur nga flaka !
A mund te shikosh
ngjyrat e një katarakti
kur mijëra stërkala
formojnë ylbere mali !....
Kjo pena e poetit
a mundet t’i thotë të gjitha
kur brenda minutit
ndodhin shume çudira?!...
No comments:
Post a Comment