Edmond Shallvari
NË MES TË TIRANËS
Pashë kullat e ngujimit në mes të Tiranës
Me roje manekinë, dhëmbësh pa larë
Më mirë, mos ndotet lumi i Lanës
Veç ajri, oh ajri, nuk mbushej me ajër.
Ngado kostumzinjtë më thoshin, "Bëj tutje!"
"Më tutje, më tutje!", nga kullat ngujuese
Ku hasmi nuk dihet, kush është, nga vjen
Tiranës sime, kanunesh modernë.
Marr frymë i lirshëm në krah të një Gjergji
Të një Kastrioti, të një Skënderbe
Paradoksi shqiptar, me Allah Ekber-in
Minarenë ma ngul, si shigjetë me helm.
Në mes të Tiranës, në mes të Tiranës
Jashtëqitje kanunesh, mbushin lumin e Lanës.
No comments:
Post a Comment