Sunday, November 11, 2012

Përparim Hysi - SEÇ BËJ, OH! E SEÇ BËJ, UF!



Përparim Hysi

SEÇ BËJ, OH! E SEÇ BËJ, UF!


Seç bëj, oh! e seç bëj uf!...
Pa lëshohem e të puth,
Të puth buzën edhe syrin
Pastaj zë e loz me gjirin.


Loz me gjirin, ja që s'ngopem
Me ty "mundem" edhe rrokem
E, së fundi, të vë poshtë
Po çfarë gjej, o moj, mos qofsh!


Se çfarë gjej, po e di vet
Pse m'u duk se gjej "sherbet"
Zë e "pi" aq sa "dehem"
Mu aty, tek këmbët shkrehem.


Shkrehem aq, sa më ndal fryma
Porse ti ia bëre prima.
Nxjerr "ilaçin" që më ngjallë
Si, pastaj, mos mbytem mall ?!...

No comments:

Post a Comment