Alma Zenellari
IKA JOTE
E përtyp ikjen tënde,
helm vetmie, gjakut pikon,
nëpër eshtra shkërmoq dhimbje,
shpirti ikjen s'e pranon.
Shpirti ikjen s'e pranon,
kur lind dita,lind një shpresë,
gjaku dejeve rënkon,
kur vjen nata klith dhe vdes.
Klith dhe vdes te syri i saj,
mjelm' e zezë vetmia ime.
përtyp ikjen, dot nuk qaj,
ikjen tënde - vdekjen time.
No comments:
Post a Comment