Sunday, November 11, 2012
Vjollca Tiku - SHPIRTI SFERIK
Vjollca Tiku
SHPIRTI SFERIK
Në çdo kupolë sferike të shpirtit fshihen
ëndrrat.
Në petalet e mëndafshta të luleve
fshihet lëmimi i rrezes.
Në nëndetësen e oqeanit të pafundësisë
fshihet jeta .
Në thjerrëzat e gjurmëve të arta
fshihet drita.
Në qerpikët e bardhë të agimit
fshihet thellësia e ditës.
Në çdo lindje të heshtur të diellit
fshihet një dashuri.
Në çdo perëndim të përmbytur të diellit
fshihet një fund.
Në çdo pirg resh të pakapshme
fshihet një zemër.
Në çdo mjegull të hirtë që dridhet
fshihet tym nikotine.
Në çdo shkëndijë rrozgë vetëtimash
fshihet një zemërim.
Në përkëdheljen e dritës së ylberit
fshihet një startim.
Në copat e grimcave të hapësirës
fshihet fati.
Në shpleksjet e buzëqeshjeve të rrëpirave
fshihet një miqësi .
Në brendësinë e rrudhave të shegës
fshihet ëmbëlsia.
Në farën e hedhur në emblemën e gjallë
fshihet lindja.
Në bukurezën e pushit të puplave
fshihet një fluturim.
Në aurorën e përndritur të shpirtit
fshihet një përjetësi .
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment