Friday, November 16, 2012

Vangjush Ziko - KAFE E KURBETIT

 

Vangjush Ziko

KAFE E KURBETIT

 
Buzë bregut
pimë kafenë e zjerë
me lotët e mallit.
Siç e pinin gjyshët së gjalli.

Pinin
dhe pyesnin oqeanin.

Deshën të dinin
për gur e lëndinë.
Për një thëllëzë
e gjeraqinë.
Për shurupuqin e gurtë të kroit
ku fëminia si uji kulloi.
Për një kërrabë lënë pas murit.
Pragun me bar të një ahuri.
Për një livadh buzë korijes
goric' e egër ku bënte hije
dhe dallgëzohej bari si deti...

Pinin kafenë e kurbetit
me filxhanin e oqeanit.
Pinin dhe qanin.

No comments:

Post a Comment