KITARA KORÇARE NË BOSTON
(
I. N.)
U drodhën gishtat.
Shpell' e kitarës kumboi.
Malli flinte.
Bostoni e zgjoi.
Panja rrëzon fletët një nga një.
S' është
as country music
as këngë jazzy.
Shpirti
me zë
mallin e zbrazi.
Bukuroshet
janë të bardha
apo tjetër ngjyrë.
S' ka rëndësi.
Mund t' i kenë sytë me bisht.
Kitarë,
këndo serenadën e tyre,
siç di vetëm ti,
korçarisht.
No comments:
Post a Comment