Vjollca Tiku Pasku
MOTIVE
Një lule mban mjaltin në barkun e
bletës.
Një gjethe mban diellin në damarët e jetës.
Ngjyrat e trëndafilave mbajnë fjalët sekrete të rëna në tokë.
Një violinë mban rapsodinë e zogjve që qeshin e qajnë.
Një vals syqeshur mban fragmente të shpirtrave që e vallëzuan.
Zambakët e agimit mbajnë zgjimet njerëzore.
Dallëndyshet mbajnë zërin e pranverës.
Lulet mbajnë frymën e engjëjve.
Deti mban ngjyrën e syve të qiellit.
Koralet mbajnë kujtimet minerare të shpirtit.
Ylberi mban pajtimin e qiellit e tokës pas stuhisë.
Yjet mbajnë flakën e të dashuruarve.
Një vështrim mban një central drite në sytë e dashuruar.
Lumturia mban një çast parfumin universal të dëshirës së shpirtit.
Ndjenja e dashurisë mban rininë e përjetshme të njomështisë së shpirtit.

No comments:
Post a Comment