Dhimitër Nica
NË NJË PLANET TJETËR
Turni i parë ishte mikpritja ime
dhe dalja pastaj në një tavernë jashtë.
Gotat me verë të kuqe e përqafime
dhe brenda verës gjaku im që nxirrte afsh...
Gishtat e hollë, të brishtë për tastierë,
më ngjanin me një sqep të verdhë pelikani,
ngrinin gotat plot me dashuri dhe verë
pinte trupi yt,kërkonte shpirti dhe xhani.
Kaluam disa orë në tavernën jashtë,
gjersa gjërat përreth na ndillnin gjumin.
Ti pije verë dhe unë kulloja afsh
tani the: "-do ta dirigjoj unë turnin..."
Dhe mbështetur komplet në krahun tim
më shumë të mbaja unë, se ecje vet,
si s'ndjeva lodhje dhe aspak trishtim
me ty në krahë,shkoja gjer në tjetër planet...
Dhe vërtet turni yt qe planeti tjetër,
më çove në skaj deri në çmendje!
Sikur t'më thoshe ta mbyllja aty jetën,
do ta bëja me shumë e shumë ëndje!...

No comments:
Post a Comment