Kostaq Duka
E ZAKONSHME
Kujtimet risjellim.
Herë pranë vatrës,
herë në verandë.
Atë që thamë dje
e rithemi sot
dhe të nesërmen në ngjyrim të ri.
Fëmijët edhe pse na rinë përballë
me mendje bredhin diku gjetkë.
Nipërit na përkëdhelin
edhe pse u dukemi si alienë.
Flokëthinjur,
hije rëndë,
të ngadaltë.
Me të shkuarën jetojmë
edhe pse e sotmja
si dado e mirë na ri pranë.
No comments:
Post a Comment