Monday, July 15, 2013

Agim Bacelli - S'KA ASGJË TË VËRTETË...











Agim Bacelli

S'KA ASGJË TË VËRTETË...

Nganjëherë dikush më quan të çmendur,
Dikush tjetër pa turp thotë se jam i lig.
Se jam veç një maskara, më thonë dendur,
Se jam me djallin e nga Zoti s'kam frikë!

Ata që më lavdërojnë janë fare pak',
Nganjëherë edhe ata bëhen si sharësit
Sapo mendojnë se jam veç një matuf plak,
Se jam i marrë q'i këndoj Hënë-Marsit!

S'mërzitem. Kështu ngjet me të gjithë ata
Kush për vete mendon se është një poet.
Le t'ë çirren, fundja s' është ndonjë hata,
Në këtë botë s'ka asgjë të vërtetë!








No comments:

Post a Comment