Anila Toto
HARRUAM PRANVERËN
Harruam pranverën
ne vrapin drejt lumturisë.
S'u kthyem ta merrnim
Ç'te merrnim?!
Kishte mbire!
Mbi varrin tend dy vazo me lule.
Edhe ndeza kandilin, nga frike e vetmise,
Shpirti donte drite, dy lagje me tutje,
Naten e pare te 'lirise'.
Stineve te shiut pinim vere te kuqe.
Kryqezonim krahet heshtjes se ftohte.
Mermeri rinte - rinte edhe niste kujen.
Shtttt, degjon nena,mema s'duron dot .
E mallkonim veten: "Ku e lam pranveren?!"
Pastaj,
Digjeshim dashuri si ne kohen e lashte,
Per te ngrohur trup e per te mbajtur besen
Qofte per te rene shtatzanë, me stinen e pare
Na duhej te lindim, te lindnim shpresen.
Ne duart e babes, s'u fik ky cigar !

No comments:
Post a Comment