Monday, July 8, 2013

Kaman Myftaraj - ËNDRRA E NATËS SË MAGJISHME















Kaman Myftaraj

ËNDRRA E NATËS SË MAGJISHME

Ti gjumin e bën të ëmbël, e mes ëndrrash të bukura,
Shëtit lule më lule si bleta që mbledh nektarin,
Pastaj vjen drejt meje gjithë gëzim e krahëhapur si flutur,
Bashkë me rrezet diellit më sjell ngrohtësi e më nxjerr mallin.

Teksa bën gjumin e ëmbël ëndrra të çon shumë larg,
Përtej oqeanit në bukuritë përrallore të papara kurrë,
Përpëlitesh mbi shtratin e ngrohtë me çarçafët e bardhë,
Dhe flet me përçartjen e gjumit e trupi të digjet si furrë.

Ti je shumë larg prej meje, por në ëndërr më vjen përnatë,
Si engjëll buzagaz, më puth e më lot gëzimi në sy më thua:
I dashur, ti zemrën ma ke pushtuar me një ndjenjë të zjarrtë,
Oh, sa dëshirë kam që kjo ëndërr e bukur, të të sjellë tek mua!

Por edhe kur vjen mëngjesi e dielli të bie mbi shtrat,
Ti s’mundesh t'i hapësh sytë e nga ëndrra s’do të largohesh,
Sepse është ëndrra më e bukur e një dashurie si në përrallë,
Kur natës së magjishme i lutesh, që tek puthjet të afrohesh...

No comments:

Post a Comment