Agim Bacelli
DUA TË JEM RRUSH...
Dua të jem rrush "Shesh' i Zi"
Të rritem, piqem në hardhi.
Të mbushem nëpër kazanë,
Të më pin' e të më hanë.
Të jem makar "Afuzali"
Nëpër pjata plot dashuri.
Të jem mish për fukaranë,
Për zengjin' vënë mënjanë.
S'mund të harroj të jem "Kallmet"
Të shtrydhem si gjiri kur pëllcet.
Të nxis këngën, tund gjith' fshanë,
Në valle të ngreh gjyshbabanë.
Pa të jem edhe një " Shiraz "
Me verë kupat mbush e zbraz.
Rininë ta bëj prush e zjarr,
Pleqëris' ti bëhet zemra mal.
S'dua të jem lëng i huaj
Por gjak në mish-shpirtin tuaj.
Bashkë me ju të qesh e qaj,
Shok besnik në të mir' e faj!
No comments:
Post a Comment