Serxho Hizma
KTHEHU SHPEJT
Shkoi pranvera vera vjeshta
me nxitim
erdhi dimri filloj era
ulërin
vjen një zog çukit tek dera
sikur thotë:
hapma derën zemër-mira
se bën ftohtë!
Ku e kam djalin e mjera
qe se shoh,
prit e prit e m’u dogj zemra
m’u be copë.
Do vij tha djali pa ikur vera
qe t’ju shoh,
Te marr dhe puthje të tjera
se më ngroh.
Mos prit te mbushet qesja,
kthehu shpejt,
që të lëmë ditën e dasmës
për në vjeshtë.
Do të ngroh me zjarr të shpirtit
dhe gëzoj
se pa ty s’më thahet syri,
po lotoj.
Ikin vitet dhe rinia
më nuk vjen,
nuk na duhet pasuria
zemër helm,
fejuar në gjithë jetën
nuk do rrimë,
se duhet mbushur foleja
cicërimë,
si ky zog që kam tek dera
dhe më zgjon,
dashurinë që ndjej e mjera,
po ma vlon,
që të nisim jetën tonë
mezi pres,
mos prit të mbushet qesja
se me vdes,
te dua ashtu si je,
pa pasuri,
mjaft t’ju kem pranë përherë
me dashuri !
No comments:
Post a Comment