Sergio
Hizma
( Emigrant)
SA LOT U
DERDHËN
Kur shikoj këtë fotografi
Mundohem te kuptoj
Se sa vlen fjala liri
Nuk thuhet dot me goje
Sa lot u derdhen ato dite
Nga rubinetat SY
Sa edhe dielli ne lot u mbyt
Me te mjerën Shqipëri
Ishte koha kur varfëria
E kalonte çdo cak
Dhe gjeja me e shtrenjte LIRIA
Ishte me vite drite larg
Kur te gjithe shkonin ne pune
Po merrnin aq pak lek
Sa qe sot po me atë shume
Nuk ha dot një drekë
Kur "nena e madhe e te gjithëve"
Na donte aq shumë,
Kur spiunet kishim pas bythëve
Ne shëtitje dhe ne punë
Populli ishte shumë i vuar
Nga e vështira jetë,
Quhej shume i privilegjuar
Kush kishte biçikletë.
Kur shtypeshin nëpër urbane
Njerëzit si tufe me presh
Kur për dhjetë veze mbanin radhe
Gjithë natën gjer në mëngjes.
Me ushqimin e racionuar
Gjithë populli ne diete,
Kurse ne bllokun e rrethuar,
Mish hanin dhe qentë.
Ish koha kur Xhelil GJONI
Në Tirane ju tha fekale
Pëllumbave që fluturonin
Drejte lirisë e madhe
Kur fjala DEMOKRACI
Ishte veç në fjalor
Në popull nga "nëna parti"
Veç dhunë dhe terror.
Sot kur kujtoj këto gjera
Ndihem vërtetë KEQ
Po janë të vërteta të tera,
Kurrë-kush nuk mund t’i ndreq.
Kur skish rrugëdalje, shtrig’ e vjetër
Vuri makijazh tek sytë
Edhe zgjodhën një emër tjetër,
U kthyen socialistë.
Të gjithë njëherësh si me magji
Qimen e ndërruan
Mjafte qe edhe pushtetin e ri
Nga dora s’e lëshuan.
Ndofta nuk është përgjithmonë,
Proverbi qe populli na kujton
“Ujku qimen e ndërron
po zakonin se harron.”
Kur shikoj këtë fotografi
Mundohem te kuptoj
Se sa vlen fjala liri
Nuk thuhet dot me goje
Sa lot u derdhen ato dite
Nga rubinetat SY
Sa edhe dielli ne lot u mbyt
Me te mjerën Shqipëri
Ishte koha kur varfëria
E kalonte çdo cak
Dhe gjeja me e shtrenjte LIRIA
Ishte me vite drite larg
Kur te gjithe shkonin ne pune
Po merrnin aq pak lek
Sa qe sot po me atë shume
Nuk ha dot një drekë
Kur "nena e madhe e te gjithëve"
Na donte aq shumë,
Kur spiunet kishim pas bythëve
Ne shëtitje dhe ne punë
Populli ishte shumë i vuar
Nga e vështira jetë,
Quhej shume i privilegjuar
Kush kishte biçikletë.
Kur shtypeshin nëpër urbane
Njerëzit si tufe me presh
Kur për dhjetë veze mbanin radhe
Gjithë natën gjer në mëngjes.
Me ushqimin e racionuar
Gjithë populli ne diete,
Kurse ne bllokun e rrethuar,
Mish hanin dhe qentë.
Ish koha kur Xhelil GJONI
Në Tirane ju tha fekale
Pëllumbave që fluturonin
Drejte lirisë e madhe
Kur fjala DEMOKRACI
Ishte veç në fjalor
Në popull nga "nëna parti"
Veç dhunë dhe terror.
Sot kur kujtoj këto gjera
Ndihem vërtetë KEQ
Po janë të vërteta të tera,
Kurrë-kush nuk mund t’i ndreq.
Kur skish rrugëdalje, shtrig’ e vjetër
Vuri makijazh tek sytë
Edhe zgjodhën një emër tjetër,
U kthyen socialistë.
Të gjithë njëherësh si me magji
Qimen e ndërruan
Mjafte qe edhe pushtetin e ri
Nga dora s’e lëshuan.
Ndofta nuk është përgjithmonë,
Proverbi qe populli na kujton
“Ujku qimen e ndërron
po zakonin se harron.”
No comments:
Post a Comment