Agim
Bacelli
U BËRA...
U bëra luan,
më mbyllën në park.
U bëra ujk,
më vrau bariu,
për një dele mori hak.
U bëra mal,
më shpuan në bark.
U bëra dru,
më preu një druvar.
U bëra gur,
më gdhendi gurgdhendësi,
më vuri mbi varr.
U bëra i urti, i buti njeri,
ma nxiu jetën i marri,
më rrahu i forti,
më vodhi kusari dhe i pasuri,
më gënjeu miku dhe shejtani!
U bëra Muhamet,
m'i shkatërruan minaretë.
U bëra Krisht,
më vranë,
u ngjalla përsëri!
U bëra Shqiponjë,
më vunë në flamurin kuq e zi!
No comments:
Post a Comment