Saturday, July 13, 2013

Fatmira Sulmina - RRUGA IME E DRITËS















Fatmira Sulmina

RRUGA IME E DRITËS

Për veten dhe engjëjt,
Një jetë duke shkruar,
Rruga ime e shpirtit,
Me të gjelbër shtruar.

Here duke ecur
Herë duke fluturuar,
Vazhdoj të mbjell shpresë
Veç për të jetuar.

Rruga ime e Dritës
Nuk ka të mbaruar,
Eci e lodhje s'ndjej,
Rrugës së bekuar!

No comments:

Post a Comment