Fatbardha M. Xhani
PËR
ÇASTET QË IKËN
Ku kisha dhimbjen
kristal ishte uji i ndjenjave poshte kembeve te mia
dhe thellesia me trembte mos me linte pa fryme
mesova te notoj ne ujera te embla liqeni dallgezor
e detit iu duk se i beja karshillek...
Kur kisha dhimbjen
e shihja gjithçka me driten e mire te besimit pa sy
ose me mire besimit me sy te kthjelle femijerie
nuk kish asnje re te erret,
te gjitha te bardha lodronin ne qiellin e tejdukshem
e beheshin margaritare lotesh...
Kur kisha dhimbjen
realiteti ngaterrohej padashur me endrren ne ajer
pikonte shi i imet e lagte bute-bute qerpiket e eres
gjethet kompozonin melodite qe zemra kendonte
dhe lulet perhapnin polenin si pluhur ari mbi petale!!!
Nga ta dija,
se dhimbjen do ta kerkoja nje dite
mbi valet imagjinare te nje liqeni,
ne krahet e kripura te nje pulebardhe,
ne rete gri qe levizin kuturu pa forme,
apo ne bahçen plot arome te kujtimeve te mia
per çastet qe iken....???

No comments:
Post a Comment