Sunday, July 7, 2013

Liljana Furxhi - TË NDIEJ NE SHPIRT

















Liljana Furxhi

TË NDIEJ NE SHPIRT

Ripe lëkurën time që nga koka deri në maj të gishtave
dhe mbështillu me të.
Vetëm atëherë do ndiesh ethet, zjarrin, lotin, që ziejnë,
digjen, për ty,
pa zë!

Merre frymën time bashkë me gjithë zemrën që vuan
dhe përqafohu me to.
Vetëm atëherë do ndiesh flladin, rrahjet që të përkasin,
thërrasin për ty,
veç dëgjo!

Merri sytë e mi , shkuli me gjithë qerpikët që pikojnë
dhe mbulohu me to.
Vetëm atëherë do rrëqethesh, do ndiesh diellin që fle
nën qepalla për ty,
veç shiko !



No comments:

Post a Comment