Kaman Myftaraj
NJË DITË DO TA
THËRRAS NË SHQIP, BABA
(Ngjarje në Sarandën e dikurshme)
Shpesh shikoja
nënën time me një album fotografik në dorë,
Jo album pamjesh mode, por pjesë nga jeta e rinisë së saj.
Herë në sytë e saj ndrinte buzëqeshja, herë rridhnin ca pika lot,
Por unë kurrë nuk e pyeta për të shkuarën, kur ajo ishte vajzë.

Një ditë duke
buzëqeshur më puthi e më dha fotografinë,
Përkrah saj një djalë i pashëm me një fëmijë në krahë,
Psherëtiu thellë nga shpirti e nisi të tregojë me ngashërim,
Kush ishte ai bukurosh e fëmija pa faj që ai në krahë mban.

Pas fotografisë
ishin vizatuar dy trëndafila e dy zemra,
Lidhur me një fjongo të kuqe ku dalloheshin dy flamurë,
Poshtë tyre një frazë në dy gjuhë e më poshtë dy emra,
“Të dua” në gjuhën shqipe dhe “Ja Ljublju”në timen gjuhë.

Ai ishte im
atë, dikur student i inxhinierisë në vendin tim,
Ai që unë kurrë nuk e njoha, por nëna fotografinë e ruante në gji,
Një ditë me mall e brengë në shpirt më tregoi historinë e tyre,
Historinë e dashurisë me atë djalë, që u fik jashtë dëshirave si qiri.

Vite kaluan dhe
brenga për të ja shtoi rrudhat e flokët e bardhë,
Me emrin e tij në gojë e duke puthur fotografinë i mbylli sytë,
Duke dhënë shpirt më la amanet: Bijë, kërkoje babanë sa është gjallë,
Në parajsën më të bukur ku shpirti im do fluturojë; në Shqipëri.

Kurrë nuk e kam
ndjerë më shumë se sot dashurinë për tim atë,
Për atë që nënën time e bëri të lumtur e mua më nxori në dritë,
Nëna ime dhe ai kanë qenë në këtë botë të dashurit më pa fat,
Që nuk gëzuan dot dashurinë dhe as mua, frutin e tyre të parë.

Çdo ditë
amaneti i nënës më gërryente e më nxiste të gjeja babanë tim,
Aty ku ajo e dinte që edhe ai vuante në shpirt për dashurinë e vrarë.
Me shumë mundime, më në fund e gjeta të plakur, por me besim,
Se unë bija e tij, një ditë do isha pranë tij, ta thërrisja në shqip, BABA.

Mallkuar qofshin për jetë ata,
që si korbat e zinj çirreshin e ulërinin për ideologjinë komuniste,
ata që prindërit dhe fëmijët padrejtësisht nga njeri tjetri i ndanë.
No comments:
Post a Comment