Tuesday, July 9, 2013

Abdi Pergjegja - TURP I BUKUR APO MORAL I...!
















Abdi Pergjegja

TURP I BUKUR APO MORAL I...!

Kur këmisha e moralit si mbulon njollat e turpit,
turpi s’ka turp ,te ndjehet i mbuluar.
Këmisha e turpit rri ngjit mbas trupit,
Këmisha e moralit ndjehet e turpëruar....!

Të më gjykoni është kaq e lehtë.
Në koshin e plehrave të dyja do t’i flak.
Lirshëm do dal rrugëve të qytetit,
Siç thotë populli im, krejt cu(p)llak.

Ju nuk do të qeshni më me mua,
ndonëse nën hundë do pëshpëritni.
"Se unë tashmë turpin e kam zbuluar,
Turp duhet të keni ju që e fshihni !".

Turpi e Morali, dy komshinj të mirë.
Nuk venë e vinë, por rrinë në një kat.
Ata njeri-tjetrin kanë pasqyrë.
Kur njërit i troket dera dhe tjetri e hap.

Te kesh apo t'mos kesh turp!...

No comments:

Post a Comment