Saturday, July 13, 2013

Përparim Hysi - MË DUKET














Përparim  Hysi

MË DUKET

Më duket kam një shekull që të dua
(Ç' është kështu, o i madhi Zot?!...)
Sado që prej kohësh kam një grua
Që nuk e ka askush në botë.

Po mëkatoj? Apo  mos është mallkim ?
(Palës tjetër po i hyj në hak?!)
Sa të shoh ty dhe nuk gjej qetim
Të jetë dashuri a mëkat?!...

Mëkat nuk është dhe as dua ta besoj
Kjo ndjenjë lind si vetvetiu.
Dhe mund ta kuptoj, kush dashuroi
Se,sikur papritur, gjykon si axhamiu.

Si axhami bëhesh. E humbet gjykimin
Sa detit me dallgë do t'i hysh në këmbë
E pranoj nga kushdo mallkimin
Dhe jam gati sa veten ta ha me dhëmbë.







No comments:

Post a Comment