Saturday, July 13, 2013

Mimoza Çekiçi Rista - SHFAQESH PRITUR















Mimoza Çekiçi Rista

SHFAQESH PRITUR

E përndjekur nga hija ne errësire
nen driten e hënës qe me ndjek,
ne heshtjen e fjalëve qe flene ne kujtese,
mes loteve qe liqeneve derdhen me denese
ne pritje puthjesh per mengjeze te gezuara,
ne perëndime muzgjesh pritur ëndrrash,
ne netët e akullta te verës,
ku ngrica brinjësh shpon,
kur nga mornicat lekura renkon,
TI vjen me mallin e viteve,
shkretohen shekuj, mistere ndjekur,
vjen zjarr buqete rrezesh mbart ne duar,
akullnajat shkrin ne Antarktide,
me shfaqesh si Zeus ne Athine,
une ngjasuar me nje përmendore te ngrirë,
pres e pritja si qiri më shkrin...

No comments:

Post a Comment