Wednesday, July 31, 2013

Raimonda Moisiu - DUAMËNI!















Raimonda Moisiu

DUAMËNI!
(*Letër poetike “Apel”- Botës mashkullore e Shoqërisë)

Duamëni me shpirt,
Sic iu dua edhe unë me shpirt!
Duamëni,
Edhe pakëz më pak se sa iu dua unë,
Nuk ka gjë,
Nuk iu dhimbsem?
Nuk janë dy buzët e mia lyer me të kuq,
Është zemra ime që po fjaloset me ty….
...Me ju të gjithë!
Këtë muzg.
Ju, kurrë nuk mund të dashuroni me kaq pasion,
Sa dashuron një grua.
Unë jam një grua,
Mua më ka dashur babai po kaq,
Sa do edhe ti vajzën tëndë,
Përse sillesh kështu me mua???
Ti bëhesh si fëmijë duke luajtur me nipin tënd,
Ti je gati të japësh jetën për nipin që po e hedh hopa te llamba lart,
Dhe që të ndukë mustaqet…..
Por atë e kam lindur unë,
I kam dhënë gji dhe e kam mbrojtur si një ulkonjë,
Unë, e vetmja princeshë mes meshkujvëe,
Unë,
Një grua.
Po kush të ka treguar përralla në fëmijërinë tënde,
Se sa një grua?
Se gjyshja jote?
Përse më fyeni?
Përsë më mashtroni për dashuri,
Kur nuk keni rënë në dashuri me mua?
Përse më bën të të tradhëtoj,
Ti botë e dhunës mashkullore?
Akoma nuk e ke kuptuar që unë,
Lë gjysmën e ushqimit tim,
Të gjumit tim,
Të qetësisë sime,
Të krejt qenies sime,
Për ty
Se të dashuroj?
Përse më bën të të tradhëtoj??
Unë nuk e kam në shpirt hakmarrjen,
Por më ka mbirë nga kjo dhuna jote kokëtrashë,
Botë mashkullore
Që kujton…Ende kujton,
Se je më e zgjuar nga unë.
Edhe në flirtofsha nga hakmarrja për ty,
Ta dish…Oh
Ti nuk ke për ta ditur kurrë,
Dalin që nga pjesa kafshore e qenies sime,
Por jo nga të rrahurat e zemrës që sapo është penduar,
Për hakmarrjen time,
Mjeshtërore.
Kush di të gëzohet me lulet e fustanit,
Si unë?
Po me lulet e kopështit, të ballkonit?
Shiko cfarë shalli të bukur që kam vënë rreth qafës për ty sot!
Kur ti po jepje frymën e fundit,
Isha unë.
Një grua në spital,
Që të solla në jetë dhe njëherë dhe ti
Më mendoje se ishte një ëngjëll I ardhur nga bota e qiellit.
Ti,
Kur kalojmë castet e natës së bashku,
E thith trupin tim,
Si një bebe e pafaj….
Ti,
Më zbulon mua sekretet e shpirtit….
Ti ,
Që nga skalioni I parë I betejës,
Që nga përleshjet me bishat e pyllit,
Që nga kazma e rëndë dhe poshtërimi I “presidentit’, që të
Paguan më pak se sa ushqimi I qenit të tij
Në orët e natës
Shkrihesh në perandorinë e nxehtësisë sime.
Përse tregohesh I dhunëshëm ndaj meje më pas?
Përse e ndan burrërinë nga mashkullira jote?
Unë e dalloj në sytë e tu kur më gënjen dhe kur
Buzët e tua I lëviz zemra.
Ti,
Më di mua një qënie delikate
Po unë….ja që jam delikate!!!
Po është pjesë e bukurisë sime delikatesa,
Pjesa më e bukur,
Po ti
Përse kërkon të fyesh delikatesën time?
Uff, sa forcë që paskërkam, korba, aq
Sa për të ngritur krye kundër brutalitetit tënd
Që llahtaris dhe muret e shtëpisë.
Unë
Jam ende gjallë,
Ashtu
E bukur
Duke dashuruar lulet dhe ngjyrat e bluzës, dallgët e flokëve
dhe të fustanit…
Nuk mendoj se jam aq delikate,
Si thua?







Vullnet Mato - DITË TË PËRVËLUARA VERE















Vullnet Mato

DITË TË PËRVËLUARA VERE

Tani të tërë shirat
kanë vdekur dhe janë varrosur
në humnerat e nëntokës,
mes shkëmbinjve të rëndë.
Në horizonte digjet lëkura e dheut
nga nxehtësia e alivanosur 
dhe nëpër pemë përcëllohen
gjinkallat e shkrumbuara në këngë.

Retë kanë shkuar të krehin krelat
me krehër vetëtimash në ishujt Malvine,
se këtu flokët e dendur ua shkurton
gërshëra e skuqur e diellit,
teksa era bën tualet diku larg,
në sallonin e padukshëm të stinëve.
dhe ylberet kanë palosur
të gjitha shallet në raftet e qiellit.

Trëndafilat në kopësht i poqi vapa
me grahmat e saj përvëluese.
Në këtë thatësirë edhe zërat e zogjve  
kanë mbetur të mekur nëpër fusha.  
Ne kemi mbetur në bunkerët e dhomave,
ku na ka mbyllur nxehtësia ngujuese.
Zemra ime,
a e mban mend prillin,
kur puthjet të çelnin manushaqe te gusha?...

Tani ti nuk vjen dot më,
si në pranverë të bëjmë dashuri...
Lëkura jote e mëndafshtë vyshket
nga larja me kripëra djerse nëpër vapë,
duhen veçse valët kaltëroshe të plazheve,
me të vetmen freski,
ku nuk përballohet gjithë vera,
pa miliona në bankomat...

Ah, prilli i gjorë, mori me vete
dhe gjelbërimin tonë nëpër barishte!
Uh, plasëm brenda mureve prej betoni,
për pak ledhatime ere në natyrë... 
për pak puthje freskëta,
mes blerimit të gjetheve shushuritëse,
ku të merrja kalikiç,
si thesarin e shtrenjtë ngarkuar mbi shpinë...






Serxho Hizma - PA MBARUAR TE FILLOJ











Serxho Hizma


PA MBARUAR TE FILLOJ

Sot i ziu kam një zjarr,
Si në atë puthjen e parë
Prandaj mos me thuaj mos
Lere buzën te kullos
Te ti puth vetull e flokë,
Qe nga këmbët gjer ne koke
T’ju puth tek bishti i syrit
Ku del rrezja e xhevahirit

T’ju puth me te lehte ne gushe
Te zbres nga kodrat ne fushe
Kur te ha mollët binjake
Te digjem ne gjuhe flake
Te ha kokrrat e qershisë
Si me zjarrin e rinise
Ne mundesha ta shuaj mallin
Kur ti ha ne do me dalin

T’ju puth prap’ ne buz’ e flokë
Të përpëlitem si zok,
T’ju mbuloj me borzilok,
Me petale trëndafili
Dhe me rrezet e një ylli
Pa mbaruar te filloj
I uritur po njësoj

T’ju mbuloj me lule prilli
Dhe arome karafili
Nëse ju ikën aroma
Aromë puthjesh kam akoma

Here je fllad e here me djeg
Kur te puth e kur te prek
Te ti puth prap ato buze
Qe me djegin si prush shpuze
Nëse me puthje s’u ngopa
Do t’ju hedh si lodër hopa
Te loz me dëshir’ e gaz
Dhe zjarrin e shpirtit te zbraz

Te shkoj n ato dy burime
Ku rri përherë mendja ime
Arome e lules se bukur
Kam uri se jam i lumtur
Qe te ngopem mire me ty
Nga e madhja dashuri
Do me duhen disa jete
Për t’u ngop jo s’është e lehtë