Saturday, March 2, 2013

Alma Zenellari - NDJEJ NJË SHPIRT QË PËRGJEROHET
















Alma Zenellari

NDJEJ NJË SHPIRT QË PËRGJEROHET

E ndjej zerin, me afrohet,
vjen cdo nate nje psheretime.
Ndjej nje shpirt qe pergjerohet,
flake qiriri, ç'dritherime...

Flake qiriri, lot i tretur,
behet yll mbi sy rreshqet.
Brenda shpirtit mall i ndezur,
duart zgjat, tek une troket.

E ndjej flladin e nje fjale,
me flladit nga largesite.
E ndjej prekjen e nje dore,
me shpalos mbi trup magjite.

Me shpalos mbi trup magjite,
me ndez yje, drita, zjarre..
Duket sikur perendite,
diellërojnë mbi altare...

No comments:

Post a Comment