Qazim Muska
TANI E DI
Tani kuptoj ç’do të thotë të duash,
Atë, që s’mund ta kesh më, kurrë,
Dhe si martir, vetes, të vuash,
E zjarr të digjesh nën lëkurë.
Tani e di ç’do të thotë të humbësh
Nëpër mirazhe dashurie,
Dhe zemrën me zhgënjim ta mbushësh
Nga pusi i shterur i një perie.
E di tani ç’do të thotë të mbetesh
Posi një velë në mes të detit,
Me gjoksin shqyer nëpër erërat
Më i pafati i planetit.
E di,tani ç’do të thotë ëndërr;
Të jesh naiv, si bestytnitë
E të besosh si një i marrë
Se kë me vete perënditë.
E di tani ç’do të thotë të vuash,
Kur të verbojnë dashuritë
Në zjarrin tënd ëndrrën t’a shuash
I blasfemuar nga mëritë.
Tani kuptoj ç’do të thotë të duash,
Atë, që s’mund ta kesh më, kurrë,
Dhe si martir, vetes, të vuash,
E zjarr të digjesh nën lëkurë.
Tani e di ç’do të thotë të humbësh
Nëpër mirazhe dashurie,
Dhe zemrën me zhgënjim ta mbushësh
Nga pusi i shterur i një perie.
E di tani ç’do të thotë të mbetesh
Posi një velë në mes të detit,
Me gjoksin shqyer nëpër erërat
Më i pafati i planetit.
E di,tani ç’do të thotë ëndërr;
Të jesh naiv, si bestytnitë
E të besosh si një i marrë
Se kë me vete perënditë.
E di tani ç’do të thotë të vuash,
Kur të verbojnë dashuritë
Në zjarrin tënd ëndrrën t’a shuash
I blasfemuar nga mëritë.
No comments:
Post a Comment