Saturday, March 16, 2013
Lida Lazaj - NË EMËR TË SHPIRTIT TË PETALES
Lida Lazaj
NË EMËR TË SHPIRTIT TË PETALES
Ja,
bije shi
edhe pranvera s’ka qejf të vijë
sepse u grindëm ne të Dy
Ish veshur nuse kumbulla e vogël
Por simfoninë e rënies së lirë të petaleve
E ndjeva, kur pentagram i shtrova bisedën me Ty
Thonë, kur ngjit biseda: ka shpirti orgazëm…
…dhe u projektua, në harkun e buzëqeshjes
përqafimi i së nesërmes
pse jo dhe puthja, kushedi
Po, ku u gjend ku u gjend ky thumb i hidhur
kjo grerëz` që na pickoi, si rron në hoje mjalti , si?
Sikur të mundja,
do ta shkatërroja që nga themelet kët`botë të plakur
do ta ndërtoja në një model të ri
vetëm mos të lëndoja Ty
Qenka e shkruar: ” udha e qumështit,
nuk është për shpirtra me një alkimi”
Nuk ka më, muzikë petalesh
Kumbulla e vogël u zhvesh, laget në shi
Ka vetëm ditë të gjata përtace, që zvarriten në limonti
Ka natë makthesh dhe ëndrra domethënëse me kuptim:
“nuk mbillet pylli në saksi”
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment