Tuesday, March 26, 2013

Luan Çipi - JETOJE TË SOTMEN













Luan Çipi

JETOJE TË SOTMEN
 

Kanë folur e shkruar filozofë e poetë,
Këtu e kudo, ku bota  ka jetë,
Nga shtetet e lashtë: Greqia, Persia
Nga Egjipti, Roma, Kina dhe Rusia.

Ndër vite flitet për nocionet botërore:
Liri, barazi,  drejtësi, vëllazëri,
Gjithnjë është nxënë në librat shkollore
Për ligje e norma në shtet e shoqëri.

Ndaj rrojmë dhe sot, të lirë, pa frikë,
Të pa ndarë në ngjyrë, në racë e në shtresë,
Në Evropë, Afrikë, Azi, Amerikë,
Si miq të mirë me fjalë e me besë.

Natyrën gëzojmë si krijim të përsosur,
Të thurur nga dashuria eprore,
Po përjetësia, nuk është e pasosur:
Siç lind edhe vdes krijesa njerëzore.

Kjo do kujtuar për ditë e për natë,
Në luftë me të keqen, lakminë e pafund:
Jetoje të sotmen, se nuk është aq e gjatë,
Ndihmo nevojtarin, sa rron e sa mund.

No comments:

Post a Comment