Ymer Nurka
DO TE HESHT...
Do të hesht... !
Se Bota s'paska më nevojë për fjalë të urta...
Veshët i qënkan bërë si shpella lugetërish,
Të mbushura përplot me lakuriqë-dite...
Që në kulmin e dritës...
Pa pikën e frikës...
Pijnë gjakun e kafshëve të punës,
E natën e shtyjnë të shfrenuar,
Haremit dhe orgjive...
Nudo... të frikshëm, si dalldisje
E mekur dordolecësh...
Dhe ditën me buzët tërë gjak...
Japin leksione me kode shurdh-memecësh...
Do të hesht... !
Se bota s'paska më nevojë për vargje poetësh
Veshët e saj të stërmëdhenj, qënkan mbushur përplot
Me dyllë sklerotik, që matrapazët ua shesin
Për qirinj pelegrinëve pa udhë... e pa shpresë...
Oh po sytë e saj, po sytë....!
Mbuluar nga perde dërdëllitjesh predikuesish...
Që djajtë të fluturojnë të lirë në mesin e ditës...
Dhe ëngjëjt e çoroditur të flenë... të drobitur nga magjitë,
Të lodhur nga overdozat e pabesa, krahët mos t'u binden...
Ja dhe „superzotat„ vdekatarë!
Ata që zgavrat e Botës
I kane kthyer në artopolantë shurdhonjës, duke zhurmuar....
Për të drejta njerëzish, dhe këmbim moralesh,
Se gjoja problemi më i madh i kohës
Nuk qënka injoranca,
Urija dhe mungesa e shpresës,
Por legalizimi i homoseksualeve...
Ej Liria e premtuar e fjalës e vrau lirinë...!
Askush se kryqëzon poetin më për herezi... se fjalët ...
Ah fjalët e tij, nuk kanë më fuqi të bindin askënd....
Kësaj bote te mbushur me askushë...
Të drejtë paskan tingujt të kumbojnë mbi kambanë...
-Po veshët ku janë...?!
-Po veshët ku janë...?!
Do të lexohen përsëri vargjet e poetit...
Me tinguj metalikë, si zëri i robotëve,
Do të lexohen poetët derisa të heshtin,
Përgjithmonë të heshtin...
Mbytur nga zëri i të kotëve....
Do të pëshpëriten përsëri , përshpirtjet
Për rrugët e humbura e mundësi të nëmura,
Mbase në gjyqin e fundit do të dënohen
Të gjitha idolatritë e territ,
Përrallat e parajsës dhe portat e ferrit...
Faji do të dalë lakuriq dhe do të çohet syrygjyn, diku larg,
Shumë larg, thellë qiellit...
Mbase do ta lëmë të qelbet dhe në Tokë...
Të thahet e përthahet nga drita e molepsur e Diellit...
Mbuluar nga qefini i heshtjes së gjatë....

No comments:
Post a Comment