Thursday, March 21, 2013

Përparim Hysi - PREMTIMET












Përparim Hysi

 PREMTIMET

Mjerë ata që mbështeten tek premtimet
Si t'i besosh një ëndrre të gabuar
Nga premtime të tilla vijnë zhgënjimet
Sa zhgënjime jetës kemi provuar.

Se premtimet janë si gjethe që merr era
I merr dhe i shpërndan tej e këtej
Premtimet e rreme janë pa vlera
Të tilla bëjnë politikanët e pandenj.

Premtimet janë si pika shiu që thith toka
Kërkon që t'i "prekësh", po zhduken, humbasin
Premtimet a nuk janë si ato vezët"klloka"
Premtime të pista që më shumë na "vrasin"

A kini provuar të mbani ujë në grusht
Përkulesh mbi grusht të pishë, i etur,
Për çudi, përmjet gishtave ka rrjedhur çurg
Pikë ujë  nuk pi. Etja s'të është shterur.

O mos u besoni premtimeve të rreme
Është koha kur politikanët bëjnë lojë  perverse
Shumë prej politikanëve janë si vemje
Gënjejnë ditës me diell dhe s'kanë pikë pendese.


No comments:

Post a Comment