Makfire
Cenolli
AMANETI
Babai im
i ndjerë
më pat
thënë disa fjalë:
Bija ime
e dashur,
kur për
mua të kesh mallë,
kujtoje
Mollën e Kuqe
ta
shuajsh atë zjarrë!
Atje
gjyshja jote
dikur
u bë nuse,
varret e
të parëve tanë
i ke te
Molla e Kuqe!
Atje i
ndërtoi foletë
dikur vetë
shqiponja,
sepse
Molla e Kuqe
ishte vetëm
e jona.
Që nga
Molla e Kuqe
e deri në
Çamëri,
quhej
toka jonë
me emrin
Shqipëri!
Po iku
nga kjo jetë
me
dhimbje në zemër,
duke e
parë Mollën e Kuqe
vetëm
nëpër ëndërr.
Kur të
vdes një ditë
t'më
mbuloj dheu i zi,
ma mbill
një mollë te kuqe
te varri
im përmbi.
Mos e
leni Mollën
ta hajë
Milingona,
sepse
Molla e Kuqe
është
vetëm e jona.
Ky ishte
amaneti
i të
ndjerit tim eti,
që as
dheu vetë
kurrë
s'ka për ta tretë!
No comments:
Post a Comment