Friday, March 22, 2013

Kaman Myftari - MOS KI FRIKË !
















Kaman Myftari

MOS KI FRIKË !

Ma jep dorën,
Mos ki frikë, se të mbaj fort,
të mbështjell ngrohtësisht,
shpirtin e butë dhe zemrën e florinjtë
me ngrohtësi nga shpirti im!...

Dhe nëse ndjen ftohtë,

Në këtë fund dimri,
Kur bora zbardh përmbi çatitë,
për ty zjarr do bëhem unë,
të të fal gjithë ngrohtësitë,
që ti kurrë të mos vyshkesh.
Por të mbetesh në çdo stinë,
më i bukuri trëndafil,
që të thith aromën tënde
të deh shpirtin tim përjetësisht...

Mos ki frikë!
Eja sonte se të pres!
Pranvera sapo ka ardhur.
Ti je vetë lulëzimi i saj,
je pranvera e vërtetë,
që e pres me kaq shumë mall.
Mos ki frikë, eja sonte!
Eja bashkë të ndezim zjarre,
të shijojmë ëmbëlsinë
e një nate të magjishme,
Me Hënën të bisedojmë
E të lozim bashkë me yjet,

Eja sonte!...
Mos ki frikë nga dashuria,
do të ndjehesh si një princeshe
kur të të puth gushën dhe sytë,
me buzët e diellit të nxehtë,
të përvëluara si në mesditë!
Bashkë do shkojmë në lëndina,
në burime të kristalta,
të shuajmë zjarrin e ndezur,
t’i shijojmë kësaj jete,
bashkë me ëmbëlsitë,
edhe të gjitha bukuritë!
Mos ki frikë,
Eja sonte, o shpirt!...

No comments:

Post a Comment