Sunday, March 3, 2013

Skënder Rusi - PERËNDESHAT

















Skënder Rusi

PERËNDESHAT

Ka vajza te bukura ky qytet.
Jo si kudo.
(Te shëmtuarat vdiqën - po iu them!)
Kur Korçës i ikin dritat, janë ato,
Qe ndizen e ndriçojnë nëpër terr!

Ka vajza prej ajri ky qytet.
Jo si kudo.
(Ndaj me ajër kurrë nuk ngopemi!)
Kur Korçë bie borë, janë ato,
Zjarre, ku zgjatim duart e ngrohemi!

Ka vajza prej puthje ky qytet.
Jo si kudo.
Prandaj i ka te artë edhe muzgjet!
Boten, ne e dimë qe zoti e krijoi,
Po Korça ka lindur nga puthjet!


No comments:

Post a Comment