Tuesday, March 19, 2013
Kaman Myftari - PRES ATË MOMENT
Kaman Myftari
PRES ATË MOMENT
Gruaja ime e ligjshme, ti nuk ke qenë kurrë.
Unë vitet e mi i kam jetuar pa ty,
por një ditë pranvere u ndjeva keq dhe "ethet" më zunë,
ndjeva veten "mbret", kur me ty rashë në dashuri.
Me ty nuk kam jetuar bashkë asnjë ditë.
As prekjen tënde unë kurrë nuk e kam ndjerë,
Por një ditë pranvere me diell, nga Jugu erdhi një stuhi ,
Një fllad i lehtë erëjodi , aromën tënde tek unë ka sjellë.
Me ty unë kurrë nuk kam fjetur në një shtrat.
Trupin tënd të bukur s’e kam prekur as për herë të parë,
por veç në ëndërrime me ty kam qenë për çdo natë,
duke thithur hojet me mjaltë e puthur buzën e tharë.
Tashmë të ndjej kaq pranë, si kurrë ndonjëherë.
Shuaj etjen dhe velem me aromën tënde trëndafil.
Tashmë në ëndërr për çdo natë ti më vjen si e bardha mjelmë,
në qiellin e shtatë bashkë fluturojmë gjer në agim.
Nuk e di vallë, a do të mundesh ti një ditë të dëshiruar,
të vish përgjithmonë dhe me buzën e ndezur të më murmuritësh.
Kafshomë të tërën, gëlltitëm si një mollë të kuqëluar,
kam kohë që pres të më shuash krejt zjarrin e ndezur në gji.
Oh me sa mall po e pres atë moment të ëndërruar!...
Të të marr në duar e fort të të shtrëngoj gjinë.
Të të puth fort e të mbytem brenda syve të tu të shkruar.
Të më thuash me shpirt: Dua dhe unë, të të fal gjithë dashurinë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment