Shpëtim Kurti
NË DITËLINDJEN TËNDE . . .
S ' ta uroj dot më ,
Ditëlindjen Tende, Nënë ,
Dy dite me pas nga festa Jote…
Përrenj malli ,
Gërryejnë pa mëshirë,
Brigjet e shpirtit tim, kaq mote…
Nga fëmijët e Tu ,
Isha me i vogli ,
E deri kur ike për
Ty, mbeta femija…
Ndaj ,
Sa here te prek, mermerin
e ftohte ,
Shoh syte te t ' përloten
tek fotografia…
Ne ditëlindjen Tende ,
Isha me Ty , sot ,
E si sot , ta dish,
me mua do jesh ngahera…
Do vish , puhize qe fryn ,
Lulja e pare qe çel ,
Ndaj dhe aq bukur, me
ardhka pranvera!...
No comments:
Post a Comment