Friday, March 22, 2013

Qazim Muska - GRUA















Qazim Muska

GRUA

Ti je toka ime e pushtuar,
Principata ime je,
Rrethuar me kufij dashurie
Si një tempull.
Të kam eksploruar centimetër për centimetër,
Në cdo cep,
Me buzët e etura si shkretëtirë.
Pastaj,
Freskuar jam ndër burimet e tua,
Bekim perëndie.
Mbështetur jam në kodrat bardhoshe,
Si një Santa Klaus,
Mbi toptha dëbore të nxehtë.
Me gishtat e mi të kam lëmuar si gurë kalldrëmi
Rrugicat dhe shpatet
Dhe ultësirat t’i kam mbjellë me puthje lulëkuqesh.
Kalëruar mbi tokën time
Ekspoloroj pangopësisht
Deri në minierat e tua të gjakut
Ku çelin trëndafilat aq të freskët.
Unë,
Robëruesi yt i amëshuar.
Rojtar i ëndrrave të tua të dlira.
Dhe ti,
Si një besimtare e devotshme fal pareshtur
Aromën,peizazhet,thellësinë,butësinë dhe hapësirën.
Ti je pushteti dhe lavdia ime
Qarkuar rreth kurmit tënd si triumf
Me engjëjt;
Shpërblim të adhurimit
Ti toka ime
Principata ime
Perëndesha e jetës…Grua!


No comments:

Post a Comment