Wednesday, February 20, 2013
Luan Çipi - SHQIPËRIA JONË NË SHEKUJ
Luan Çipi
SHQIPËRIA JONË NË SHEKUJ
Bunkerë, shtëpitë me frëngji si kulla,
Shqiptarë të ngujuar, midis malesh fshehur,
Strehime, ledhe gurësh, bedena me tulla,
Atdheu në mbrojtje, kudo çarqe ngrehur.
Sulme nga Romakët, Bizantinë, Normanë,
Nga Grek e nga Serbë, Maqedonas, Turq,
Hunë e Malazezë, Bullgarë, Venecian,
Gjermanë, Italianë – të zinj e të kuq,
Dhjetëra breza trimash, luftëtarë të ndritur,
Nëpër zgavra shpellash shenja duke marrë
Binin për Atdheun djelmoshat pa u rritur;
Derdheshin lumenjtë, shekuj duke qarë.
Franca dhe Anglia kërkonin t’na ndanin,
Greku edhe Serbi na donin për vete,
Evropa plakë desh na e “nxori xhanin”,
I pjesëtoi mes fqinjësh toka edhe dete.
Nisi luftë e egër në prag, derë më derë.
Mbroje u bënë malet dhe kalatë e larta,
Çdo fshat kështjellë, çdo vatër bunkerë;
Shtëpi guri - kullë, me to mbushur harta.
Vuajtjet dhe mundimet s’i treti as vesa,
Mbijetoi Gjuha dhe Flamuri i Kombit,
Virtytet e mira, Mikpritja dhe Besa
Cilësi të lashta, si bekim prej Zotit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment