Monday, February 18, 2013
Vangjush Ziko - DY POEZI
Vangjush Ziko
UDHËN E QUMËSHTIT DESHA TA MAT...
Përpiqem të mat perimetrin
e trekëndëshave yjorë.
Udhën e Qumështit desha ta mat.
Arusha e Madhe ma bën me dorë
të hip në qerren me yj të saj.
I trembem harkut të Shigjetarit
që më ka zënë pusi në hapësirë.
Më mirë të hiqem zvarrë
mbi planetin tonë të vështirë.
Këtu kam djepin tim
dhe një varr, të paktën.
Shpirti im le ta matë
kur të marrë
fluturimin e mbramë.
LIBRI I GRABITUR
U ula në bibliotekën e Jetës.
Skeda pa numër radhitur.
Rëndojnë raftet
nga pesha e diturive.
Kërkoj një libër të shenjtë:
Abetaren e Dashurive...
E paskan grabitur.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment