Tuesday, February 19, 2013

Kostaq Duka - MBRËMJEVE NË KORÇË














Kostaq Duka

MBRËMJEVE NË KORÇË

Për në shtëpi
mund të kthehem bulevardit
e nuk do gris shumë këpucë,
e mund të takoj të njohur
e të dashur më shumë.

Po më pëlqen të eci rrugicës
se dua ta zgjoj nga i  rëndi gjumë.
Se dua fëmijërinë ta takoj,
tek rendte tërë gaz e zhurmë.
Se kam mall
për gjyshin që vdiq tek sofati,
me botën duke biseduar një ditë.
Se dua lirikat të më ndezin
te ngrohta si zemra e rrugicës qe s'harron,
ata  që ditën rendin asfaltit
me këmbë e me makina
po mbrëmjeve duan përkëdheljen e saj,
siç duan atë të nënave.


No comments:

Post a Comment