Kostaq Mizaku
UNË
E DI
Unë
e di se sonte do të vish
Dritëzën
e oborrit do të shuash
Në
kanapenë e vjetër ti sërish
Do
ulesh e do bëhesh njësh me mua.
Mban
mend nuk kishin kushedi
Ndonjë
freski të madhe ato netë
Kur
mbledhur si fëmijë hyje ti
Në
gjoksin tim e dridheshe si fletë.
Ashtu
si kot pastaj kur më përgjoje
Të
zemrës rrahje me kokën mbi të
Ca
lutje mbushur ankth sikur dërgoje
Tek
Shën Mëria herë, herë pa zë.
Po
ku ta dija se aq dhembshurisht
Një
mal me kuvaristra mbaje fshehur
Dhe
drugën që të dridhej nëpër shpirt
Të
gjitha një nga një i kishe tjerrur.
Të
gjitha një nga një i kishe tjerrur
E
mbledhur në një lëmsh,o zot ç’cfilimë,
Gjersa një
muzg të vonë t’u këput filli
E
Shën Mërinë thirre ti për ndihmë…….
No comments:
Post a Comment