Tuesday, February 19, 2013

Zabit Sulo - BIÇIKLETA













Zabit Sulo

BIÇIKLETA
 
Mezi pres të vijë darka,
T
ë nisem për një shëtitje
Mbi biçikletë t
ë më zërë nata,
Të largoj nga vetja lodhjen plot mërzitje.
I them biçikletës:  vrapo, vrapo me mua!
Hajde dalim dhe në lulishte,
Të shoh atë vajz
ë që shumë e dua,
T’i largoj shpirtit çdo mërzitje!
Vrapo biçikletë, vrapo me mua,
Tek ajo mimozë që lulëzon për mua,
Aromën e shpirtit të saj dua ta thith,
breng
ën e zemrës njëherë e mirë ta zgjidh!
Vrapo biçikletë, vrapo me mua,
Tek ai burim që rrjedh në krua,
Nektarin e  manushaqeve ta marr me vrap,
Dashurisë sime t’i shtoj më tepër mjaltë !

No comments:

Post a Comment