Friday, February 15, 2013

Vjollca Tiku Pasku - EMRI IM ËSHTË GRUA
















Vjollca Tiku Pasku

EMRI IM ËSHTË GRUA

Më jep pak diell, o shpirt,
të ndez llambën e zemrës sime!
Më jep pak hënë,
të ndriçoj errësirën në pikën e zezë të syrit!
Më jep pak ag,
të zbardh fustanin e ditës sime!
Një margaritë e vetmuar,
është një çast në jakën e pranverës.
Më jep një çast përjetësie,
të jap përjetësinë e pazbuluar!
Më jep një ëndërr,
të jap fillesën e një bote!
Më jep një dorë përkëdhelje,
të jap një prehër yjesh.
Më jep petkun e një gjethe prehje,
të jap një kurorë gjelbërimesh!
Më jep një buzëqeshje ere,
të jap një stuhi puthjesh!
Gruaja e kuar me dashuri,
mban kostelacionin e dashurisë të zjarrtë.

No comments:

Post a Comment