Saturday, February 9, 2013

Lediana Kapaj - ËNDRRA ME PENEL















Lediana Kapaj

ËNDRRA ME PENEL

Po të isha ndjenjë, kurrë s’do mbaroja,
Gjithë zjarrin e shpirtit ty do ta dhuroja!
Engjëll unë të isha, te ty do të ndalja
E flatrat, të dyja, veç ty do t’i falja!

Po të isha puthje, te ty prapë do vija,
Me buzët e nxehta lotët do t’i fshija!
Sy sikur të isha, shkëlqim do të jepja,
Nga drita e tij le të vdiste Vdekja!

Po të isha bletë, lulet do shëtisja,
Me mjaltin e mbledhur ty do të të “vdisja”!
Eh, të isha ishull, me ty veç do rrija,
Nëse duhej varkë… Bëhej dashuria!

Të isha e vdekur, për ty do të zgjohesha,
Po të isha zjarr, me ty do të ngrohesha!
… Veç të isha dhembje, larg do të të qëndroja,
Gjumin tënd të artë të mos dridhëroja!



No comments:

Post a Comment