
Lumturi Y. Bersava
LULE TË
SHKULURA...
Ato, aty
me zemër të shkulur nga toka
në agoninë e vdekjes
pikërisht në pranverë
kur duhet të blatonin lule
të putheshin me vesën!
E ndërsa
shiu ua përbalti gjethet
edhe kërcejtë e brishtë
dielli ua përthithi lëngjet
rrënjëve mbetur lakuriq!
Ato aty
pa jetë, varrezë pa eshtra
dikur erëmirë parfumonin ajrin,
Sot, as klorofil, as fotosintezë
pa ulërimë u vyshkën po kalben!
Ato aty
ku ua këputën në mes....jetën,
ndërsa unë
në ëndrrat e tyre...mbetem...
me zemër të shkulur nga toka
në agoninë e vdekjes
pikërisht në pranverë
kur duhet të blatonin lule
të putheshin me vesën!
E ndërsa
shiu ua përbalti gjethet
edhe kërcejtë e brishtë
dielli ua përthithi lëngjet
rrënjëve mbetur lakuriq!
Ato aty
pa jetë, varrezë pa eshtra
dikur erëmirë parfumonin ajrin,
Sot, as klorofil, as fotosintezë
pa ulërimë u vyshkën po kalben!
Ato aty
ku ua këputën në mes....jetën,
ndërsa unë
në ëndrrat e tyre...mbetem...
No comments:
Post a Comment