Qazim Muska
TË THASHË
Të thashë,-mos i fry
zjarrit të fikur,
Prushit të vjetër,të ftohur disi
Se ndodh të ketë mbetur ndonjë shkëndijë
Mbuluar me hirin. Dhe pak marrezi.
Prushit të vjetër,të ftohur disi
Se ndodh të ketë mbetur ndonjë shkëndijë
Mbuluar me hirin. Dhe pak marrezi.
Nga hiri pastaj ringrihem
Feniks,
Ringjallem dhe futem brënda në sy.
Të them,-jam flaka që ndeze në zemër!
Të them,-jam fortuna që erdha për ty!
Ringjallem dhe futem brënda në sy.
Të them,-jam flaka që ndeze në zemër!
Të them,-jam fortuna që erdha për ty!
Të bëj të dridhen buzët
piranja,
Dhe shpirti bohem mos gjejë qetësi,
Të thashë,-mos eja në yjet e largëta,
Se ndodh të pikojnë dhimbshëm dashuri.
Dhe shpirti bohem mos gjejë qetësi,
Të thashë,-mos eja në yjet e largëta,
Se ndodh të pikojnë dhimbshëm dashuri.
Por, erdhe, mes detit dhe
qiellit, sirenë
Gjëmove dhe humbe në veshët e mi,
Mëkove besimin, me gji, si ulkonjë,
E s’pyete për plagët që merrnim të dy!
Gjëmove dhe humbe në veshët e mi,
Mëkove besimin, me gji, si ulkonjë,
E s’pyete për plagët që merrnim të dy!
No comments:
Post a Comment