Monday, February 18, 2013

Aurela Topi - MOSHA PO NA IKËN















Aurela Topi
 
MOSHA PO NA IKËN
 
Mosha po na ikën nëpër ujvarën e jetës,
Bie, ngrihet, vritet nëpër gurë dhe brigje,
Flokët zbardhen nga pëshë e së vertetës,
Duke kërkuar rrugë nëpër të tjera shtigje.

Më shumë dëshirë kemi, që vetëm të rrimë,
Të pimë nje kafe mes dallgësh me mendimet,
Të kujtojmë vitet, mbrëmjet dhe dashurinë,
Që ndonse mosha ikën, ajo vazhdon e rritet...

Fjala nuk na ka vlerë,të hedhim si një erë,
Pa e matur mirë, por edhe pa e peshuar,
Fabrikës mendimit ti japim më shumë vlerë,
Në tryezë të miqëve, sa herë për ta dhuruar...

Duam të rrimë vetëm, me kafen të flasim,
Të sitim në kujtesë vitet, rrjedhen e mendimit,
Zinxhirin e jetes me kujdes ta prekim, masim,
Të flëmë e ngrihemi shpesh përmes kujtimit...

Na pëlqen të rrimë shumë herë dhe vetëm,
Për të parë rrugën, se nga e shkuam jetën...

No comments:

Post a Comment